Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe ka lajmëruar se nëse rastet vazhdojnë kështu Kosova do të shkojë drejt karantinimit.
Advertisements
Me anë të një postimi në ‘Facebook’ ai ka thënë se vetëm dje kanë rezultuar 562 raste pozitive me COVID 19 dhe sipas tij brenda ditësh kjo shifër do të rritete me ketë ritëm, Qeveria do të detyrohet të marr masa duke shkuar drejt karantinimit.
Postimi i plote:
Advertisements
“562 raste vetëm sot. Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë. Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim. Në mungesë menaxhimi, qytetarëve na mbetet vetëm vaksinimi. Ju lutem vaksinohuni”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!