“Djali jonë e ndali, ja kush ishte kushëriri që kërkoi të vṙiste Dardan Krivaqa”/ Familjarët e shokut të vṙasësit bëjnë deklaratën befasuese

Arbër Sejdiu ishte një nga protagonistët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ferizaj, ku Dardan Krivaqa rra hu për vd ekje partneren e tij 18-vjeçare duke tro nditur të gjithë opinionin publik.

Advertisements

Sejdiu ishte personi tjetër me të cilin Krivaqa hodhi të vd ekur Marigona Osmanin në dyert e spitalit të Ferizajt. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur këta të fundit largoheshin nga spitali pasi e lanë 18-vjeçaren aty.

I pari që u arrestua ishte pikërisht Arbër Sejdiu. Familjarët e këtij të fundit kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes për Arbërin, për të cilin tregojnë se ka lindur në Suedi, është me nënshtetësi suedeze, 32 vjeç, i martuar dhe me dy vajza. Sipas tyre, ai është vetëdorzuar, pasi vajza e ndjerë, Marigona Osmani, u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.

Advertisements

Familjarët tregojnë se Arbëri ishte bashkëpunues me autoritetet e sigurisë. Madje, sipas tyre, ai parandaloi vr asjen e dytë që e kishte planifikuar ta bënte Dardan Krivaqa. Ky i fundit, kishte synim të vriste djalin e dajës, pasi sipas pretendimeve të Krivaqës, Marigona e kishte tradhtuar me atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Makina aksidenton motoçikletën në aksin Korçë-Kapshticë, humb jetën drejtuesi (foto)
Artikulli tjetërE pabesueshme por e vërtetë, njihuni me prindërit më të rinj në botë