“Djali i nënës”, ylli i serialeve turke kërcen me flamurin shqiptar(Foto+Video)

Ylli i serialeve turke, Burak Yoruk, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij e madje shpesh herë ka treguar me krenari se ka prejardhje shqiptare, siç ka bërë edhe së fundmi.

Advertisements

Aktori 26-vjeçar ka publikuar mbrëmjen e së enjtes një video në InstaStory duke kërcyer në një dasmë me flamurin kuq e zi ndërkohë që në sfond luhet kënga “Shqipëri moj nëna ime”.

Po ashtu, para disa ditësh, Burak ka postuar një foto në Instagram me përshkrimin “djali i nënës”, duke i treguar kështu me krenari të gjithë ndjekësve të tij gjuhën e bukur shqipe.

Advertisements

Kujtojmë se Yoruk zbuloi se ka origjinë shqiptare, përmes një video të publikuar në Youtube. Nëna e Burakut është shqiptare, mirëpo aktori tha se di vetëm disa fjalë në gjuhën shqipe.“I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe bikini të zeza, Luana Vjollca nxjerr në pah “asatet” perfekte nga plazhi
Artikulli tjetërSekreti i rënies nga pesha/ Ja kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën