Për ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.
Advertisements
Reshje shiu të herëpasherëshme që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veri dhe qendër, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në jug të vendit.
Reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht reshje në formë breshëri.
Advertisements
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi 1 deri 8 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen:
-vendet malore 13°C deri në 29°C
-vendet e ulëta 17°C deri në 33°C
-vendet bregdetare 16°C deri në 30°C
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!