Dhunoi gruan, habit burri në Kosovë: Dy tre shuplaka i kam dhënë, jemi të …

Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dhunuar të shoqen.

Advertisements

Pasi fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike nga organet e rendit, Fejza ka thënë se e tëra ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me gruan e tij.

Për dhunën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, ai habiti teksa tha se nuk i ka bërë asgjë vetëm “dy-tri shuplaka”.

Advertisements

Fejza deklaroi se nuk quhet dhunim nëse gruaja është e kurorëzuar.

“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha ai.

Ai tregoi se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot

“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi ai. m.v/abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSapo del nga festa, modelja e njohur qëllohet për vdekje (Foto)
Artikulli tjetërPo presin për orë të tëra/ Autoriteti Portual bën më në fund njoftimin për udhëtarët e linjës Durrës-Bari: Ja kur do të bëhet nisja