Dhunë, grabitje dhe të dehur në timon/ Plasin arrestimet në Tiranë, 11 të prangosur në 24 orë

Plot 11 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë,për vepra të ndryshme penale.

Advertisements

Dhuna në familje, lojërat e fatit, kanosja me armë dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor janë veprat penale, për të cilat akuzohen të prangosurit. Ndërkohë, një 29 vjeçar është mbyllur në spitalin Psikiatrik pasi dhunonte vajzat në rrugët e kryeqytetit.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 34 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, ky shtetas ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 7 shtetas të tjerë, klient të lokalit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, me masë sigure “Arrest në shtëpi”për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në rrugën “7 Marsi”, u kap jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 44 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një armë gjahu shtetasin F. R.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh. M., 20 vjeç, K. A., 52 vjeç dhe E. B., 30 vjeç,pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; A. M., 45 vjeç, A. M., 28 vjeç, E. K., 26 vjeç, dhe A. G., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit D. T., 29 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht shtetaset A. E. dhe D. D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale dhe udhëzimeve të Prokurorit ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar.

Më datë 21.08.2021, në rrugën ‘‘Njazi Meka“, kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar vlerash monetare në banesën e shtetasit H. Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i mirë nga plazhi i Spillesë, shpëtohen nga mbytja çifti i ri nga Elbasani
Artikulli tjetërPo shkonte të blinte ujë, shqiptari përplaset për vdekje mbi vijat e bardha