“Delta” rrit infektimet dhe hospitalizimet, ja si paraqitet situata në vendin tonë

Në të vetmen strukturë për trajtimin e personave të infektuar me COVID-19, Spitalin Infektiv po marrin shërbim shëndetësor 33 pacientë. Edhe pse shumica nuk janë të vaksinuar, agresiviteti i këtij varianti duket i ulët. Këtë e dëshmon fakti që nga kontingjenti i mësipërm, asnjë prej tyre nuk është në terapi intensive apo situatë të rënduar. Një tjetër lajm pozitiv lidhet me fatalitetet. Dje u regjistrua e dyta ditë radhazi pa asnjë viktimë. Por qëkur “Delta” u konfirmua, por edhe ndërkohë që pritej përgjigjja nga laboratorët e Berlinit, numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 ka qenë tejet i ulët, krahasuar me periudha të ngjashme kur numëroheshin qindra të infektuar e dhjetëra viktima.

Advertisements

SITUATA

Katër mijë e dyqind testime të kryera në të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë zbuluar plot 284 raste të reja, thuajse 30% më tepër se një ditë më parë. Ndërsa numri i të shtruarve ka ardhur në rritje, që pas zyrtarizimit të “Delta”-s në vendin tonë. Nga 33 pacientë, 1/3 e tyre i përkasin Tiranës, por jo më pak problematike mbetet Lezha me shtatë dhe Durrësi me katër të tillë. Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi janë tri qytetet që ndonëse numërojnë dhjetëra të infektuar, asnjë prej tyre nuk ka paraqitur nevojën për mjekim shëndetësor në spital. Po aq sa numri i të shtruarve, 33 të infektuar, dje u çliruan nga COVID-19, duke e çuar në 130 mijë e 503 numrin e pacientëve të shëruar dhe që gëzojnë imunitet natyral, rrjedhimisht mbrojtje për një kohë të gjatë. Sa i takon shpërndarjes gjeografike të rasteve, kryeson Tirana që mban peshën e 1/3-ës së totalit, ndjekur nga Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Fieri që kanë mbi 100 të prekur.

Advertisements

E kërcënuar nga variantet e reja të virusit, sikundër edhe shtetet e tjera, Ministria e Shëndetësisë apelon prej ditësh vaksinimin, si të vetmen formë për t’i bërë ballë virusit. Ndonëse ka pasur sinjale për vaksinim me detyrim, ende asgjë e tillë nuk është implementuar. Deri tani, janë kryer mbi 1 milion e 280 mijë injektime, por as gjysma e tyre nuk i kanë marrë të dy dozat. Sidoqoftë, ditët e fundit është vënë re një rritje e ritmeve të vaksinimit. Dje janë kryer mbi dhjetë mijë të tilla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo hetohet për korrupsion nga SPAK! Mjeku Edvin Prifti shijon pushimet në Greqi në resortin luksoz nën shoqërinë e deputetes së njohur(Foto)
Artikulli tjetërEkspertët japin këshilla, ja si ta kaloni verën të sigurt e pa u prekur nga kjo valë e nxehtësisë