Covid-19, familjarët e pacientëve flasin nga Infektivi: Duam t’i largojmë që aty një orë e më parë, trajtohen në kushte mizerabël

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rritje nga COVID-19. Edhe ditën e djeshme ka pasur 477 raste dhe 3 humbje jete.

Advertisements

Në një pronocim për Fax News një nga familjarët e të shtruarve në Spitalin Infektiv u shpreh se po trajtohen në kushte shumë të këqija dhe se kanë bërë kërkesë që t’i largojnë nga aty. Në spitalin infektiv ndërkohë po trajtohen 56 pacientë.

“Trajtimi i duhur mjekësor nuk u ofrohet sepse pacientët në Spitalin Infektiv skanë as kushtet minimale, nuk ka kondicioner, tualeti mizerabël dhe shumë papastërti.

Advertisements

I jemi drejtuar të gjithë atyre që janë kompetentë të vijnë të shohin se ca bëhet, me nënën time që e kam të shtruar kam 5 ditë pa folur ndërsa me vëllain kam arrit të kontaktoj.

Ai më shprehet se është shumë keq dhe kërkon të dalë nga spitali. Ne të afërmit jemi ankuar për kushtet e këqija dhe mjekët na japin informacion për gjendjen e tyre. Nuk jam i kënaqur, dua t’i nxjerr nga spitali një orë e më parë. Sot do kontaktoj me to dhe pres përgjigjien”– u shpreh familjari.

Ndërkohë ditën e djeshme Tirana ka pasur 174 raste të reja, ndjekur nga Shkodra me 46, Saranda me 20, Elbasani me 19 e Berati 17.

Po ashtu 67 pacientë janë shëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomente rrënqethëse/ Nënat afgane hedhin fëmijët mbi telat me gjemba, ju luten ushtarëve amerikanë që ti marrin
Artikulli tjetërE “pamëshirshme” me ndjekësit! Juristja shqiptare “çmend” fansat me foto s*ksi