Cilat janë masat e reja anti-Covid që pritet të merren, nga ‘shtrëngimi’ i orës policore e deri te shtyrja e vitit të ri shkollor

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti-COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.

Advertisements

Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin pas takimit me ministrin Vitia.

Advertisements

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator.

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

Do të realizohen deri 92 për qind kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale.

Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është më e rrezikshme, të infektohesh me Covid-19 apo të vaksinohesh? Ja çfarë thotë zbulimi i fundit
Artikulli tjetërNuk është kolla e vazhdueshme dhe as temperatura, zbulohet cila është simptoma kryesore e Covid-19