Çfarë po ndodh? Rriten sërish rastet e reja në vend, rivihet në punë spitali Covid 3 pranë QSUT-së

Ish-kirurgjia në QSUT, e cila për muaj me rradhë luajti rolin e një spitali “Covid3” mund të rikthehet sërisht si një pavion që të presë pacientët e infektuar nga virusi Delta.

Advertisements

Gjatë muajve të pandemisë në këtë spital të improvizuar trajtoheshin pacientët që linin Infektivin, pasi kishin kaluar gjendjen e emergjencës, por që kishin të nevojshëm trajtimin në kushte spitalore.

Në ditët e fundit, për shkak të qarkullimit të virusit Delta ka pasur një shtim të theksuar të rasteve Covid, veçanërisht në javën e fundit, ku shifrat e raportuara janë mbi 200 në ditë, për të arritur kulmin ditën e djeshme me 288 raste.

Advertisements

E ndërsa në Infektiv ka 34 të sëmurë, shifër kjo shumë larg kapaciteteve që ka ky spital, duket se strukturat shëndetësore po përgatiten për një valë shtrimesh, duke menduar të rikthejnë një nga spitalet Covid, atë të vendosur te ish-Kirurgjia në QSUT.

Gjithsesi ekspertë të shëndetësisë shprehen se situata do të monitorohet hap pas hapi, pasi gjithoka do të varet nga rastet e rënda, pra ato që kërkojnë trajtim spitalor.

“Delta” është një prej varianteve Covid, por që nuk ka simptoma të ngjashme me variantet e mëparshme si ikja e shijes apo nuhatjes, apo probleme me frymëmarrjen, çka e bën më të vështirë evidentimin e tij në fillesa. Sipas ekspertëve të shëndetësisë problemet që shfaqen nga Delta janë të ngjashme me ato të virozave, apo probleme gastro-intestinale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOriola dhe Erosi ndahen sërish, futbollisti e thumbon publikisht
Artikulli tjetërPër herë të parë koncerti me biletë, Bashkia e Korçës kërkon të paguajë shpenzimet me paratë tona