Noizy dhe Don Xhoni janë përplasur keq me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme ata kishin të dy koncert në Ulqin, por Don Xhoni e anuloi.
Advertisements
Ai njoftoi fansat se i kishte ndodhur një aksident në familje, pa dhënë më shumë detaje. “Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt”, shkroi reperi.
Advertisements
Sipas Noizyt, ky ka qenë një justifikim nga ana e Don Xhonit. Ai e ka thumbuar publikisht, duke lënë të kuptohet se të gjithë kanë qenë në koncertin e tij, e prandaj reperi e ka anuluar. “Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, ka shkruar Noizy.
Nuk ka munguar një përgjigje nga Don Xhoni, i cili ia ka kthyer në të njëjtën monedhës. Sipas tij, Noizy është një burrë i vjetër që kërkon vëmendje, ndërsa ai një djalë i ri dhe i suksesshëm.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!