Breshëri drejt lokalit, klientët shtrihen në tokë, një i vdekur, disa të plagosur, mes tyre pronari

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjes. Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Advertisements

Abcnews.al mëson se viktima është pronari i lokalit, Bledar Muça. Bëhet me dije se është qëlluar nga një automjet tip Golf me ngjyrë të zezë në drejtim të lokalit.

Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.

Advertisements

Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati të ketë qenë viktima. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë nuk dihen ende rrethanat. g.v/abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Lushnje, vritet 40-vjeçari
Artikulli tjetërVritet pronari i “Bar Pedonale” në Lushnje, katër të plagosur dërgohen në spital