Zëvendës kryeministri Erion Braçe mesa duket ka qenë një fans i madh i Lionel Messit dhe Barcelonës, e ndaj është mërzitur së tepërmi për ikjen e tij nga “katalanasit”.
Advertisements
Braçe ka publikuar në facebook disa foto, e ku në njërën prej tyre duket brenda klubit blaugrana teksa kundron topin e artë të fituar nga lojtari më i mirë në botë, i cili posedon 6 të tillë.
Ai thotë se ka shkuar në Barcelonë për herë të parë, vetëm për Messin dhe arkitektin e madh Antoni Gaudí.
Advertisements
“Në atë qytet, endej shpirti e vizioni i Gaudisë dhe magjia reale e Messit”, shkruan Braçe në rrjete sociale, teksa më poshtë ka postuar dhe momentin prekës të Messit, i cili njoftoi largimin para miqve të skuadrës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!