Sipas agjencisë së mbrojtjes civile, të paktën 2.189 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 12.200 të tjerë janë pla/gosur pas tërmetit me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin.
Advertisements
Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud, në një thellësi prej 10 kilometrash. Sipas autoriteteve, tërmeti la rreth 30.000 familje pa shtëpi.
Haiti, i cili ka pësuar shkatërrime dhe dridhje të mëdha, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Një nga tërmetet më vde/kjeprurës në botë në shekullin e fundit ndodhi në Haiti më 12 janar të vitit 2010.
Advertisements
Sipas shifrave zyrtare, 316.000 njerëz humbën dhe 300.000 u pla/gosën në tërmetin me magnitudë 7.0 që goditi jugun e vendit. Rreth 1.3 milion njerëz mbetën të pastrehë si pasojë e tërmetit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!