Asteroidi gjigand i quajtur ‘Bennu’ ka alarmuar shkencëtarët së fundmi, NASA llogarit se kur do të përplaset me tokën

Quhet 101955 Bennu, është pjesë e grupit të asteroidëve Apollo që i vijnë rrotull Diellit në një orbitë të afërt me atë të Tokës dhe është zbuluar në 1999-tën.

Advertisements

Por arsyeja përse ka tërhequr tani vëmendjen e NASA-s, është mundësia që ky trup qiellor me diametër 490 metra të përplaset me planetin tonë. Agjencia amerikane e hapësirës ka nisur të analizojë të dhënat dhe ka përcaktuar një datë hipotetike impakti.

Duke ndjekur trajektoren e asteroidit sipas të dhënave të perfituara nga sonda Osiris-REx, NASA ka përllogaritur që Bennu do t`i afrohet planetit tonë në fillimin e vitit 2135. Nga ai moment pastaj, gjërat komplikohen paksa për shkencëtarët, të cilët duhet të marrin parasysh edhe forcën e rëndesës së planetit tonë dhe të shohin sesi mund ta ndryshojë ajo forcën e asteroidit.

Advertisements

Sipas modeleve matematikore, kjo përplasje mund të ndodhë është në 24 shtator të vitit 2.182, por probabiliteti është vetëm 1 në 2.700.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo nëse infektoheni me koronavirus dhe vaksinoheni? Ja çfarë na këshillojnë mjekët
Artikulli tjetërPas efektivit të RENEA-s që merrej me drogë, arrestohet një tjetër polic në Tiranë