Aksidenti tragjik me 10 viktima në Kroaci, Gjykata merr vendimin për shoferin shqiptar

Gjykata në Kroaci ka vendosur të shtyjë me dy muaj afatin e para bu rgimit për shoferin e autobusit kosovar që doli nga rruga në Kroaci duke shkaktuar 10 vi ktima.

Advertisements

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Igor Cisper, i cili tha se vendimi u ndërmor nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes së shoferit kosovar, shkruan mediumi kroat ’24 Sata’.

Mediumi ka kontaktuar avokatin Cisper, i cili njoftoi se i ofroi garanci gjykatës një shumë prej rreth 15 mijë euro për mos-arratisjen e shoferit kosovar. I njëjti deklaroi se klienti i tij nuk po ndihet mirë.

Advertisements

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (13,300 euro) por gjykata nuk e pranoi shumën. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak të mirë”, tha ai.

I njëjti tha se janë në pritje të një ekspertize të trafikut, në mënyrë që të vërtetohen më tutje faktet.

Në autostradën e Slavonski Brodit, autobusi që po vinte nga Gjermania dhe destinacion kishte Kosovën, pësoi vetaksident, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe 45 prej tyre pësuan lëndime trupore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Covid-19 i merr jetën në moshë të re biznesmenit të njohur shqiptar (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 1 shtator 2021