Aksidenti tragjik me 10 viktima në Kroaci, eksperti në ministrinë e Brendshme kroate zbulon detajin e rëndësishëm: Arsyeja pse disa pasagjerë humbën jetën

Aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë nga Kosova, që ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania, tregoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

Advertisements

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.

Autobusi që u aksidentua është i prodhimit më të ri dhe të gjitha sediljet ishin të pajisura me rripa sigurie, raporton portali kroat, Telegram, shkruan Gazeta Express.

Advertisements

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rêndê në SHBA/ 27-vjeçarja shqiptare ekzêkutohêt në makinë në sy të fëmijëve
Artikulli tjetërKeqinformonte për Covid-19, Youtube i bllokon kanalin televizionit të famshëm