Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë.
Advertisements
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku një makinë tip “Golf” ka përplasur për vdekje një grua të moshuar teksa po tentonte të kalonte rrugën.
Nga aksidenti në fjalë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së plotë të këtij aksidenti të rëndë.
Advertisements
Ndërkohë aksidenti ka shkaktuar dhe trafik në këtë rrugë, ku radha e makinave shkon deri në 2 kilometra.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!