Një aksident me pasojë vdekjen e një 72-vjeçareje u regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.15 në Durrës rreth orës 21:35.
Sipas policisë, një 49-vjeçar me iniciale T.M. ka përplasur me makinë 72-vjeçaren me iniciale N.M. e cila po lëvizte në këmbë.
Advertisements
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë ndërsa shoferi i makinës është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!