Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë drejtuesi i mjetit, plagoset pasagjeri

Një aksident i rëndë ka ndohur pasditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ku një mjet ka humbur kontrollin edhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie në fshatin Manati.

Advertisements

Policia njhofton se ka ndërruar jetëdrejtuesi i mjetit P.Gj., 38 vjeç, nd%rsa i plagosur ka mbetur N.Gj., 27 vjeç.

“Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, dyshohet për viktima
Artikulli tjetërKy është i riu që humbi jetën në aksidentin në Lezhë (Foto/Emri)