foto ilustruese
Advertisements
Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani në shtetin amerikan të Alaskës.
Rojet Bregdetare të SHBA-së dhe Administrata Federale e Aviacionit njoftuan se një aeroplan për shëtitje u rrëzua në zonën e Monumentit Kombëtar Misty Fjords pranë qytetit Ketchikan në juglindje të Alaskës.
Advertisements
Në deklaratë thuhet se gjashtë persona në aeroplan humbën jetën dhe se ushtarët dhe një ekip vullnetar do të kryejnë punën për pastrimin e zonës.
Gjithashtu theksohet se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dërgoi një ekip për të hetuar ak sid entin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!