A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar?

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike. Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujt e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës.

Advertisements

Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojërat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arvanitas i Greqisë, që u konsiderua fituesi i parë i Lojërave Olimpike?

Advertisements

Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra, ku u përshëndet nga trashëgimtari i fronit Konstandini dhe Princi George.

Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.

Pas Olimpiadës ai u kthye në fshatin e tij dhe nuk mori pjesë në asnjë garë tjetër. Ai jetoi një jetë të qetë, duke punuar si fermer, dhe më vonë si polic lokal.

Ai u shfaq për herë të fundit në publik në vitin 1936, kur u ftua si një mysafir nderi nga organizatorët e Lojërave Olimpike Verore të vitit 1936, të mbajtura në Berlin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArrestohet një 35-vjeçar në Tiranë dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij/ Policia: U kap duke transportuar një…
Artikulli tjetërRriten sërish infektimet me Covid-19 në Kosovë, ja sa raste pozitive u rregjistruan në 24 orë