Erida Nelaj, përgjegjëse e programit të vaksinimit pranë ISHP-së në një intervistë për Fax Neës, ka folur mbi mundësinë e një doze të tretë për personat e vaksinuar, por edhe interesimin e të rinjve në muajin e vaksinimit të hapur.
Advertisements
Sipas Nelajt në vendin tonë është herët për të folur për një dozë të tretë vaksine, sa kohë që ka qytetarë që ende nuk kanë marrë dy dozat e para, ndërsa apeloi të gjithë qytetarët që tiu drejtohen tendave të vaksinimit.
“E rëndësishme është që të vaksinohemi me çfarëdolloj vaksine që ofrohet, ka shumë persona që e shohin vaksinimin vetëm si një mundësi për të lëvizur lirisht jashtë shtetit. Ajo çfarë duhet të bëjmë është vaksinimi, vaksinimi, vaksinimi”, tha Nelaj.
Advertisements
Doza e tretë në Shqipëri
Nelaj: Kjo është në varësi të kohës së vaksinimit se kur ka nisur në secilin shtet, do të duhet që tiu japim mundësinë personave që të marrin dozën e parë dhe të dytë. Duhet të vaksinojmë njëherë të gjithë me dozën e parë dhe me dozën e dytë, dhe më pas do të shohim mundësinë e dozës së tretë.
Doza e tretë nuk ka lidhje me llojin e vaksinës, si psh në raston e vaksinës Johnson me një dozë, CDC po kërkon një dozë të dytë qoftë me Pfizer dhe qoftë me Moderna.
Thirrja për vaksinimin e studentëve
Nelaj: Janë 12 mijë doza për personat nga 18-30vjeç, nga të cilët vetëm 4 mijë i kanë marrë të dyja dozat, të gjithë duhet të vijnë dhe të marrin dozën e parë, që të kenë mundësi të msrrin dhe dozën e dytë deri në fillimin e mësimit në auditore. Pavarësisht vaksinimit askush nuk është i praprekshëm, dhe prandaj është e nevojshme që të vaksinohen të gjithë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!