Vaksinimi në Shqipëri, Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm(Deatje)

Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer mbi 11 mijë vaksinime kundër COVID. Shifra është bërë publike nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Advertisements

Manastirliu shprehet se bashkë me shifrën e sotme shkon në 1,190,847 numri total i vaksinimeve kundër COVID në Shqipëri.

Ajo thekson se nga qendra në periferi, ekipet mjekësore janë çdo ditë në shërbim të atyre që duan të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur nga virusi.

Advertisements

“Mbi 11.000 vaksinime u kryen ditën e sotme, duke e çuar në 1,190,847 totalin e vaksinimeve deri tani.

Nga qendra në periferi, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë në shërbim për të gjithë ata që duan të vaksinohen dhe të mbrohen nga COVID 19”, shkruan ministrja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMiratohen rregullat e reja anti-covid! Nëse doni të udhëtoni drejt Malit të Zi, ja çfarë duhet të dini
Artikulli tjetërKëngëtarja Zaimina Vasjari emërohet specialiste ujësjellësi në Durrës(Dokument)