UEFA zgjedh golin më të mirë të vitit, ja kush e shënoi ‘perlën’ në Champions League (video)

UEFA ka zgjedhur golin më të bukur të vitit. Mes 10 kandidatëve të përzgjedhur, tifozët kanë votuar duke shpallur edhe fituesin e këtij vlerësimi.

Advertisements

Pas 600 mijë votimesh nga tifozët, UEFA shpalli golin e Mehdi Taremit si më të bukurin e sezonit dhe në fakt ashtu është. Bëhet fjalë për golin me roveshatë të lojtarit të Portos ndaj Chelseat në Champions League.

Goli i realizuar më 13 Prill tejkalon garën me rivalët e tjerë duke lënë pas atë që shënoi Lorenzo Insigne në Kampionatin Europian ndaj Belgjikës me një gjuajtje fantastike.

Advertisements

Ndërkohë goli i tretë më i bukur i përzgjedhur nga votuesit në sajtin zyrtar të UEFA-s, është ai i Kemar Roofe të Rangers i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm më 22 tetorin e kaluar nga mesi i fushës ndaj Standard Liege.

Kujtojmë që ky çmim rikthehet një vit më pas për t’u ndarë pasi në 2020 për shkak të pandemisë, UEFA nuk kishte shpallur kandidatura për golin më të mirë të vitit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinishengen pa Kosovën/ Vuçiç i ekzaltuar: Nga Beogradi deri në Tiranë, askush s’do t’ju ndalë!
Artikulli tjetërÇonin turistë në lumin e Shalës, policia “godet” pronarët e varkave në Shkodër: Nuk kishin….