U shua një familje e tërë/ Si ndodhi aksidenti i rëndë në Vlorë, del ekspertiza e plotë e ngjarjes

Si ndodhi aksidenti? Aksidenti ndodhi mëngjesin e 25 qershorit 202, ku familja me 4 anëtarë udhëtonte me makinën ‘Toyota Avensis’ me targa greke udhëton në autostradën Fier-Vlorë. Familja, bashkëshortët dhe dy vajzat, u nisën nga Patosi për tek të afërmit në Vlorë, udhëtim që mbeti përgjysmë dhe u përmbyll me vde kjen e tyre tragjike. Në autostradë, pas Toyotës udhëton edhe makina Audi A8 me targë AA 107 XX me vlerë afro 100 mijë €. Makinën luksoze e drejtonte 22-vjeçari Igli Madani, ndërsa me vete si pasagjerë kishte edhe dy shokë të tij. Ashtu siç shihet edhe në videon 3D të ndërtuar nga Report Tv, familja udhëton me qetësi në autostradë, me shpejtësi brenda normave të lejuara. Pas tyre vinte me shpejtësi “Audi A8”, ku 22-vjeçari si pasojë e shpejtësisë mbi 165 km/h humbi kontrollin, ku edhe pse frenoi për 63 metra nuk mundi të shmangte dot tra gjed inë për shkak të shpejtësisë së lartë. Në orën 08:23 ndodh përp lasja fa tale për familjen, ‘Audi’ go det nga pas ‘Toyotën’, e cila batohet dhe bën disa rrotullime në autostradë duke përfunduar kanal 33 metra jashtë rrugës.

Advertisements

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe humbën jetën në vendngjarje dhe për shkak të deformimit të madh të makinës, trupat e tyre mbetën të bllokuar brenda sa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e tyre. Në kanal përfundoi edhe makina “Audi A8”, ku mbetën të pla gosur Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, pa rrezik për jetën. Për rastin ndaj Igli Madanit është caktuar masa arrest me bu rg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkspertët/ Këto janë 5 rrugët më të rrezikshme në Shqipëri, kujdes maksimal në këto segmente
Artikulli tjetërVelipojë/ Bòmbòlat ishin të kolauduara, dje ishin sjellë në hotel dhe do të shpërndaheshin nëpër dhoma për tu përdorur nga pushuesit