U arrestua në “shtëpi bari”, gjykata dënon me 15 muaj bῦrg Dionis Bibën! Më herët u hetua pasi udhëzonte shqiptarët si të iknin ilegalisht në Angli

Dy shqiptarë janë dë nuar nga Gjykata Warwick Crown në Birmingham me 15 muaj bu rg për kultivim të ka nabisit në ato që njihen “shtëpitë e barit”.

Advertisements

Bëhet fjalë për Ervin Delijan dhe Dionis Bibën. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë britanike si dhe për shqiptarët.

Ai njihet në rrjete sociale për videot dhe “livet” që realizon. Disa muaj më parë, emri i tij u publikua nga Daily Mail si pjesë e një investigimi ku Biba udhëzonte qytetarët se si mund të shkosh ilegalisht në Britani të Madhe.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, Dionis Biba dhe Ervin Delija bënin pjesë në një grup kr iminal të kultivimit të ka nabisit. Këtë të premte, është bërë me dije se dy shqiptarët sëbashku me anëtarë të tjerë të grupit kanë përdorur 4 apartamente për të kultivuar lëndën na rkotike.

Përveç pajisjeve dhe materialeve që kishin vendosur për kultivimin e ka nabisit, shqiptarët kishin instaluar dhe kamera sigurie brenda e jashtë ndërtesave.

Më 7 janar, policia u fut në apartamentet 2,4,6 dhe 8 në rrugën Ëren në Hillfields. Në apartamentin ku u kap Delija, u gjetën 210 rrënjë ka nabisi ndërsa në shtëpinë ku u arr estua Biba u gjetën 165 rrënjë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTri shenjat e horoskopit, që i pret një fundjavë fantastike
Artikulli tjetërDritan Hila i del në mbrojtje Eli Farës: Është grua pa burrë që përpiqet të mbijetojë, ajo do ta mbante me lekë Mehdiun nëse…