Twerk në plazh/ Era Istrefi tërheq vëmendjen me pozat e nxehta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Advertisements

Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pak kohë të mirë jo-produktive, në ditët e nxehta të verës.
Këngëtarja e hitit “Bonbon”, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi dhe video nga momentet e këndshme që po shijon atje.
Fillimisht ajo mori vëmendjen me disa poza ku shfaqej mjaft provokuese me një palë bikini ngjyrë ari, ndërsa vinte në pah linjat atraktive të trupit.

Ndërkohë më pas, Istrefi publikoi për fansat edhe një video, ku shfaqej ndërsa kërcente dhe bënte “twerk” në brigjet e plazhit.
“Vendi im i lumtur”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta nuk munguan nga ndjekësit e saj.

Advertisements

Era përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa fansat ende vazhdojnë të mbesin në pritje për këngën e saj të radhës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAsnjë humbje jete, por rriten rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 21 raste të reja në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërDeri 170 km/orë në rrugë, pavarësisht reshjeve të shiut/ Pezullohen 39 leje drejtimi, ndëshkohen 1734 shoferë