Tronditëse në Rrogozhinë, burri tenton të varë me litar gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë, ku burri ka tentuar të var me litar gruan në ambientet e banesës së tyre.

Advertisements

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja G. Lika i ka shpëtuar vdekjes.

Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu.

Advertisements

Pasi ka kryer aktin e rëndë duke varur me litar bashkëshorten autori është larguar nga banesa. 35-vjeçarja G. Lika raportohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa bashkëshortja po merr ndihmën e parë në Spitalin e Rrogozhinës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Ishin duke bërë xhiro me motor, përplasen me makinën që drejtonte 80-vjeçari, ndërrojnë jetë dy të rinjtë grekë dhe drejtuesi mjetit (fotot)
Artikulli tjetërÇimi bëhet xheloz për bluzen e Stelës, ja çfarë i bën pasi e puth në buzë