Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar e revoltuar për nismën e “Mini-Shengenit” i cili u pagëzua dje me emrin “Open-Balkan”. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se me “Kosovën janë vendosur trarë, ndërsa me Serbinë bëhen krushqi”.
Advertisements
“Trarë me Kosovën e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përd hunuar motrën”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Advertisements
Më pas këngëtarja ka publikuar një fotografi të një djali me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në shpinë, duke shkruar se “jemi një”, ndërsa shkruan më tej se do të bojkotojë çdo produkt jo-shqiptar.
“Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gorstivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar këngëtarja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!