Dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilëve SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve nar kotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Advertisements
Burime nga SPAK për gazetarin e Fax News Elvis Myrta, bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun, për dy ish-shoqëruesit të ministrit Tahiri, të cilët tashmë në sajë të operacionit “Shpirti”, u zbuluan për kultivimin dhe tra fikimin e tonelatave dr ogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Ndërkohë që mësohet se dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa vite më parë në Spanjë. Sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.
Advertisements
Sipas burimeve ata janë larguar nga Shqipëria rreth 2 vite e gjysmë më parë, e për këtë SPAK dhe Policia Shtetit nuk arritën dot të ekz ekutonin masat e sigurisë për ta.
Aktiviteti i tyre kri minal u zbulua nga 4 dëshmitarë të drejtësisë të arrestuar për dr ogë në Itali. Nga dëshmia e dy të penduarve duket se dy efektivët, përdornin detyrën e tyre si shoqërues të ministrit për të lehtësuar punën e tyre.
Në një pjesë të dëshmisë ata tregojnë se gjatë përgatitjeve për transport të lëndës narkotike të kanabisit, kanë parë mjete policie si radio që lidheshin me frekuencat e Policisë, duke treguar edhe një herë rolin aktiv të policisë në kanabizimin e vendit nëbvitet 2016-2017.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!