Nga sot fillon java e hapur e vaksinimit, ku çdo qytetar mbi 18 vjeç ka të drejtë të vaksinohet kundër Covid-19.
Advertisements
Lajmin e dha vetëm pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se qytetarët që duan të vaksinohen mund të paraqiten në çdo qendër shëndetësore në vend me një kartë identiteti.
“19-25 Korrik #java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit, mund të paraqiteni në qendrën më të afërt të vaksinimit ose në qendrën tuaj shëndetësore për t’u vaksinuar, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shkruan Manastirliu.
Advertisements
Vendimi për javën e hapur të vaksinimit erdhi pas mbërritjes së 340.000 dozave të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa pritet të mbërrijnë edhevaksina të tjera.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!