Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, kryeministri Rama i uron suksese sportistëve shqiptarë

Ditën e sotme kanë nisur në Japoni Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, në të cilat do të marrin pjesë 11.238 atletë nga 204 shtete, të cilët do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme.

Advertisements

Ceremonia e hapjes ishte spektakolare, megjithëse u ndoq vetëm nga 950 persona në stadium, për shkak të situatës së pandemisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga parakalimi i 9 sportistëve shqiptarë që do të marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike, teksa i uron suksese në këtë rrugëtim historik, ku shpresohet që Shqipëria të marrë medaljen e parë në Olimpiadë.

Advertisements

https://www.facebook.com/watch/?v=250101416692085

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëhuni gati për të nxehtin përvëlues! Sinoptikania bën parashikimin për fundjavën, tregon sa do të shkojnë temperaturat
Artikulli tjetërPretenduan se veshjet të mbronin nga koronavirusi, kompania australiane gjobitet me 5 mln dollarë