Një episod i ankthshëm ka ndodhur sot në Shëngjin, por fatmirësisht është mbyllur mirë për dy fëmijë të mitur dhe familjet e tyre.
Advertisements
Sipas burimeve zyrtare, pasditen e sotme shërbimet e Policisë në Shëngjin, kanë marr njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.
Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia deklaron se është në shërbim të komunitetit dhe bën apel që për çdo problem qytetarët të telefonojnë 112, duke siguruar për reagim të menjëhershëm.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!