Është caktuar sot masa e sigurisë për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren me origjinë nga Fieri, banuese në Tiranë, e cila akuzohet për veprën penale “Tra fikimi i të mi turve për qëllim shfrytëzimi”. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë caktoi masën e sigurisë “arr est me bu rg”.
Advertisements
Bukuroshe Muharremi u arrestua 3 ditë më parë, pasi kishte marrë një fëmijë 12-vjecar, me inicialet R.T në Bathore, Tiranë, dhe e kishte shfrytëzuar për të lypur, në plazhet e Sarandës.
Në seancën gjyqësore, mbrojtja kërkoi “arre st në shtëpi”, derisa të qartësohen rrethanat, duke qëndruar brenda Bashkisë Sarandë, por nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë. Mbrojtja rezervohet në dhënien e informacioneve të detajuara, për vetë natyrën sensitive të çështjes që ka të bëjë me të mi tur.
Advertisements
“I mi turi është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethimet e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim, nuk donte të largohej nga ne.
Unë kisha blerë mallra për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë rrimë te lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën.
Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka thënë Bukuroshe Muharremi, raporton “BalkanWeb”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!