Qytetarët presin me orë të tëra në doganë, pala greke po punon vetëm me një sportel

Në pikat kufitare me Greqinë në Kakavijë dhe Kapshticë, radha e gjatë vijon ende të mbetet si një ndër problematikat më të mëdha të gjithë udhëtarëve që nisen drejt vendit fqinj.

Advertisements

Edhe ditën e sotme krijuar radhë e madhe e qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë drejt shtetit grek, kjo për arsye se pala greke po punon vetëm me një sportel.

Vetëm pak ditë më parë greqia paralajmëroi për kufizim të orarit të lëvizjes, me pretendimin që të reduktonte numrin e lartë e lëvizjes së shqiptarëve për jashtë kufirit.

Advertisements

Dyndje e madhe qytetarësh është vënë re edhe në pikën e Qafë-Thanës, por ndryshe nga pikat e tjera kufitare me Greqinë atje po punohet me orar të plote dhe gjendja është e normalizuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Armiq” prej dhjetë vitesh, Stresi i kërkon falje familjes, por jo Noizy-t
Artikulli tjetërDy të plagosur, përplasen tre makina në qendër të Fierit