Qeveria me plan të ri menaxhimi në vjeshtë për situatën e COVID, Rakacolli jep informacionin e rëndësishëm

Autoritetet shëndetësore po përgatisin planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Kështu bëri të ditur kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli.

Advertisements

Rakacolli tha se po përfundojnë strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje me survejancën dhe më pas organizimin e sistemit shëndetësor për përballimin e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin së shpejti.

‘Vjeshta është sfidë sivjet, sërish do të shikojmë sesa influencon virusi, pasi akoma nuk dihet qartë se sa zgjat imunizimi qoftë ai natyral qoftë nga vaksina. Do të shikohet sa zgjat imunizimi, nëse do mund të dalin variante të tjera. Do jetë edhe ngritja e infeksioneve të tjera.

Advertisements

Vjeshtën e kaluar mbizotëroi infeksioni i COVID nuk patëm raste gripi. Si të thuash ky virus i mbyti viruset e tjerë. Por në këtë vjeshtë mund të kemi sërish gjallërim të këtyre infeksioneve dhe jemi duke punuar edhe për të bërë një fushatë vaksinimi për gripin dhe kemi porositur edhe vaksina për gripin në mënyrë qe të përballemi me një skenar jo të këndshëm. Jemi duke përfunduar strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje edhe me survejancën dhe me organizimin e sistemit shëndetësor, për përballjen e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin dhe do ta lançojmë së shpejti.’- tha Rakacolli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA është penduar që i kushtoi këngë Ledjanës? Ja përgjigja e Mevlanit
Artikulli tjetërPlas keq sherri në çift, gruaja qëllon burrin me grushta dhe shkelma në sy të miqve