Publikohet studimi shumë i rëndësishëm, tregon si ndikon koronavirusi tek të rinjtë

Një studim i realizuar nga 7 Universitete në Angli në bashkëpunim me Autoritetin e Shëndetit Publik, bëri me dije se 50% e pacientëve që u infektuan me koronavirus dhe u shtruan në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar shfaqën të paktën një komplikacion.

Advertisements

Studimi zbuloi se edhe të rinjtë të shëndetshëm shfaqën komplikacione, sikundër pacientët mbi moshën 50 vjeç. Sipas gjetjeve, 4 në dhjetë pacientë, të moshës 19 deri në 39 vjeç, patën probleme me veshkat, mushkëritë, zemrën, ose organet e tjera, dhe u kërkuan trajtime për to.

Udhëheqësi i studimit tha se kjo vërteton se korona nuk është vetëm një sëmundje e të moshuarve dhe e atyre që janë më të dobët. Edhe të rinjtë që vijnë në spital me komplikime të mëdha, kërkojnë trajtim dhe monitorim të mëtejshëm edhe në të ardhmen.

Advertisements

Për studimin u monitoruan rreth 73,000 të rritur të të gjitha moshave në 302 spitale të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë valës së parë të koronavirusit në vitin 2020. 56% e tyre ishin burra dhe me një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër, àṣgjësohen 130 krerë
Artikulli tjetër5 orë pa drita, OSHEE: Në këto zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike