“Po vjen në shtëpi”/ Anglia siguroi biletën për në finale, Dua Lipa ‘fluturon’ nga gëzimi

Dje, kombëtarja e Anglisë arriti të fitojë kundër Danimarkës me rezultatin 2:1 në fazën e penaltive.

Advertisements

Si rrjedhojë, Anglia siguroi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të mbahet ditën e dielë në Wembley Arena në Londër.

Epo, kjo fitore e Anglisë ka gëzuar shumë persona mes tyre edhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon në Angli.

Advertisements

Përmes disa postimeve në “Instagram”, Dua tregoi se e ndoqi të gjithë ndeshjen me miqtë e saj dhe nuk e fshehu gëzimin që ndjeu për fitoren e Anglisë.

Madje, madje si një tifoze e zjarrtë, Dua ishte veshur me ngjyrat e flamur anglez dhe kishte vizatuar simbolin e flamurit në dy faqet e saj.

“Po vjen në shtëpi”, shkroi ajo krah fotove, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku dhe ka lindur ky sport.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqipëria del në tregje për të kërkuar sërish borxh në fillim të 2022-shit, Eurobondi me vlerë 500 milionë euro
Artikulli tjetërGreqia i dhuron Shqipërisë 100 mijë vakina AstraZeneca, mbërrijnë në ISHP