Përplasja e fortë në Rubik, Land Roveri i bërë “copë” përfundon 200 metra larg autobusit, asfalti i larë në gjαk

Një ak sident i rëndë është regjistruar sot pasdite pas orës 17:00 në Mirditë, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Newsbomb ka siguruar foto nga vendngjarja, ku shihet një autobus udhëtarësh nga Kosova, i përplasur me një fouristradë “Land Rover”.

Advertisements

Shoferi i kësaj të fundit ka humbur jetën ndërsa një person tjetër ka mbetur i pla gosur. Mësohet se fouristrada drejtohej nga babai ndërsa i biri pasagjer është pla gosur. Babë e bir ishin nga Kosova. Shoferi i autobusit është shoqëruar në polici ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Nuk dihen identitetet e personave të përfshirë apo rrethanat e përplasjes tra gjike, por burime nga vendngjarja njoftojnë për Newsbomb se përplasja ka qenë aq e fortë dhe me shpejtësi të madhe, saqë autobusi dhe “Land Roveri” janë në 200 metra largësi nga njeri-tjetri.

Advertisements

Autobusi është dëmtuar vetëm në pjesën e përparme dhe anësore, ndërsa fouristrada është shkatërruar e gjitha. Në asfalt shihet gjaku i viktimës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKrah për krah me bashkëshorten, Sali Berisha uron festën e Kurban Bajramit
Artikulli tjetërRENEA ndërpret kërkimet pas 3 ditësh, familjarët e 44-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Farkës: Për hir të Zotit na ndihmoni!