Përmbytje masive në shtetin fqinj, regjistrohen rrëshqitje dheu/ Autoritetet: Situata drejt përkeqësimit… (VIDEO)

foto ilustruese

Advertisements

Përmbytje masive janë regjistruar në provincën e Comos në Itali.

Mediat përtej Adriatikut, kanë publikuar pamje të përmbytjeve dhe tregojnë se në zona të caktuara ka pasur rrëshqitje dherash. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të shpëtuar të moshuarit dhe personat e tjerë që kanë pasur nevojë për ndihmë.

Advertisements

Sipas raportimeve 50 persona ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre, ndërsa rruga shtetërore Regina, u bllokua nga uji.

Situata vijon të mbetet e vështirë në zonën e Belivos, pasi ekziston mundësia që të rritet së tepërmi diga e liqenit Cernobbio dhe përmbytjet të bëhen më të mëdha. Kujtojmë se javët e fundit pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është “mbërthyer” nga uji.

Të shumta ishin dëmet materiale të shkaktuara si dhe janë regjistruar qindra humbje jete.




Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZemërimi i Nënës Natyrë, stuhia e rërës ‘gllabëron’ qytetin brenda pak minutash (VIDEO)
Artikulli tjetërNisen për në Kosovë të ḿbijeṭuarit e àḳsiḋentit të rëndë në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona (VIDEO)