Pas ndarjes së zhurmshme me Andi Artanin, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, ka nisur një romancë të re.
Advertisements
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në llogarinë e saj në Instagram.
Jasmina realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera u pyet: “A e ke të dashurin person publik apo jo?”.
Advertisements
Kadriu u përgjigj shkurt “anonim”, duke mos dhënë detaje të tjera për personin që i ka vjedhur zemrën.
Kohët e fundit, në rrjet u aludua se ish-konkurrentja kishte nisur një lidhje të re me një tjetër ish-konkurrent të programit të dashurisë, Alesandron.
Ata udhëtuan bashkë me nënën e Jasminës drejt Turqisë ku kaluan disa ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ndërkohë, përsa i përket marrëdhënies me Andi Artanin, dyshja ka shkëputur çdo lloj lidhjeje dhe tashmë kanë vazhduar rrugët e tyre të ndarë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!