Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Përshëndetje nga SHMU!

Advertisements

Vendi po përjeton motin e ndikuar nga vala e të nxehtit Afrikan e cila përveç temperaturave të larta ka sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.

I njëjti ndikim do të vijojë edhe gjatë ditë së enjte ku temperaturat parashikohen të regjistrojnë vlera 19 deri 37°C në zonat malore, 22 deri 42°C në zonat e ulëta dhe 25 deri 39°C në bregdet. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.

Advertisements

Valët e të nxehtit janë të pranueshme gjatë stinës së verës në gadishullin e Ballkanit. Temperatura të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të shkuara duke na sjellë në vemendje që ndodhemi gjeografikisht më pranë ekuatorit sesa rrethit arktik.

Ditë të mbarë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga 9 gushti, nuk pi dot më kafe në lokale pa pasaportën shëndetësore
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 29 korrik 2021