Paralajmëron meteorologia: Nesër nis mini-stuhia tropikale, ja çfare pritet të ndodhë me temperaturat

Pas temperaturave të larta për shkak të të nxehtit afrikan gjatë dy ditëve të fundit, sidomos të enjten, në fundjavë parashikohet që i gjithë territori i vendit të përfshihet nga reshjet e shiut.

Advertisements

Meteorologia Lajda Porja nga “Meteoalb”, në një lidhje direkte për Klan News, thotë se temperaturat do të zbresin në 33-34 gradë Celsius gjatë të shtunës dhe të dielës.

Kryesisht të shtunën, parashikohet që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga mini-stuhia tropikale, përfshirë këtu edhe zonat bregdetare. Përjashtim do të bëjë vetëm bregdeti i Jugut.

Advertisements

“Dita e djeshme ka qenë një ditë vërtetë e vështirë dhe një ditë e nxehtë, ku termometri është ngjitur deri në 41.6 gradë Celsius. Vlerat më të larta janë shënuar në Koplik, po ashtu dhe qarku i Beratit. Megjithatë, e gjithë Ultësira Perëndimore është luhatur nga 39 deri në 40 apo 41 gradë. Megjithatë, sot presim që të kemi një rënie me 2-3 gradë të temperaturave në orët e mesditës, po ashtu dhe fundjava do të sjellë edhe rënien më të ndjeshme të vlerave termike, duke bërë që nga temperatura 40 gradë – 41 gradë që janë shënuar gjatë ditës së djeshme, sot pritet që të jemi në vlerën 36-37 gradë, dhe e shtuna dhe e diela termometri do të jetë jo më shumë se 33 apo 34 gradë.

Në fakt do të jetë një freskim i motit, por temperaturat janë tipike të stinës së Verës dhe tipike të Korrikut. Duke qenë se aktualisht kemi përjetuar temperatura shumë të larta. Përsa i përket reshjeve, kemi një ndryshim të tablosë. Duke filluar që sot pasdite pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë zonën malore duke rrezikuar pjesërisht edhe disa zona të izoluara me rrebeshe afatshkurtra shiu, ku herë pas herë do të jenë tipike ministuhi lokale apo tropikale që sjellin pikërisht temperatura të larta.

Parashikohet që dita e nesërme, e shtuna, të rrezikohet pjesa më e madhe e territorit nga vranësirat dhe rrebeshet e shiut. Në fakt nesër rrezikohet edhe një pjesë e mirë e bregdetit, duke shpëtuar vetëm bregdetin e Jugut, e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë në orë të ndryshme dhe të caktuara do ketë rrebeshe shiu, breshër, herë pas here bubullima por edhe shkarkesa rrufesh. Këto janë edhe si pasojë e temperaturave të larta të cilat janë shënuar gjatë javës. Dita e dielë do të sjellë dobësim të ndjeshëm të reshjeve dhe reshje të izoluara vetëm në zonat veriore duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë në kushte të qëndrueshme të motit. Megjithatë reshjet më tepër do të jenë të pranishme gjatë ditës së nesërme”, tha Lajda Porja.

Sa i përket temperaturave gjatë muajit Korrik, meteorologia tha se “i gjithë Korriku parashikohet të ketë ditë të nxehta dhe ditë shumë të nxehta. Do ketë temperatura 34-35 gradë, por nuk përjashtohen ditë kur temperaturat do jenë 39 apo 40 gradë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerimanga, gjarpërinj dhe nepërka, 15 raste të rënda në spitalin e Fierit nga pickimet, mjekët japin këshilla si te ruhemi
Artikulli tjetërÇfarë është varianti Delta? 5 gjërat që duhet të dini dhe cilët janë personat më të rrezikuar