Papa Françesku bën daljen e parë publike pas operacionit. Qëndrimi i tij në spital pritet të zgjasë edhe…

Papa Françesku ka bërë daljen e parë publike, pasi iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar.

Advertisements

Ai u shfaq në ballkonin e spitalit në Romë duke përshëndetur dashamirësit për 10 minuta.

84-vjeçari u shtrua në spital, pasi vuante Stenoza divertikulare, e cila është një inflamacion në zorrën e trashë.

Advertisements

Edhe pse në shumicën e rasteve është asimptomatike, ajo i shkaktonte dhimbje në fund të barkut.

ëndrimi i tij në spital pritet të zgjasë edhe 7 ditë, ndërsa ende nuk është e qartë se kur do të rikuperohet plotësisht.

Kujtojmë se Papa Françesku iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në zorrën e trashë.

Zëdhënësit e Vatikanit thanë se 84-vjeçari reagoi mirë gjatë operacionin të planifikuar pak kohë më parë në poliklinikën “Xhemeli” të Romës.

Ndërhyrja për korrigjimin e një problemi në zorrë u krye përmes anestezisë. Ati i Shenjtë iu nënshtrua operacionit sapo përfundoi meshën e të dielës, para besimtarëve në Sheshin Shen Pjetër.

Kjo është e para herë që Papa Françesku shtrohet për kurim në spital, që prej zgjedhjes në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013.

Vatikani nuk dha detaje se për sa kohë, ai do të qëndrojë i shtruar në spital. Ai ka në plan të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë në një tur gjatë muajit Shtator.

Ati i Shenjtë vuan edhe nga probleme të tjera shëndetësore.

Ai ka humbur një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare, e po ashtu ka edhe një problem në ije.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAtmosferë festive në Londër pak orë para ndeshjes Angli-Itali/ Tifozet ‘e zjarrta’ kërcejnë sipër autobusit (Fotot)
Artikulli tjetërA duhet ta lini freskuesen hapur gjatë natës? Mjekët kanë një përgjigje për ju