Pala greke lehtëson masat për emigrantët shqiptarë, ja si mund ta kaloni kufirin tani

Pala grek njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Advertisements

Sot, grekët njoftojnë se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Në çdo rast, testet anticovid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare. Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTensione përpara ministrisë, aktorja e njohur shpërthen keq: B*tha është e jotja Elva, karrigia jo!
Artikulli tjetërTuristja serbe publikon mesazhin që shqiptari i la mbi makinë gjatë pushimeve në Ksamil