Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka falënderuar presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, për solidaritetin e treguar me futbollistin shqiptar Elseid Hysaj.
Advertisements
“Faleminderit presidentit David Sassoli për solidaritetin ndaj futbollistit tonë Elseid Hysaj”, shkruan Balla në një shënim në rrjetet sociale.
Presidenti i Parlamentit Evropian në një qëndrim të mbajtur pak orë më parë shprehu solidaritetin me Hysajn, i cili u sulmua dhe u etiketua si “krimb” nga tifozët ultras vetëm pse këndoi këngën partizane “Bella Ciao” gjatë prezantimit te Lazio.
Advertisements
“Solidaritet me futbollistin shqiptar të Lazio Elseid Hysaj, sulmuar nga ultrasit që e cilësuan si “krimb” në një banderolë të turpshme, pasi kishte kënduar “Bella Ciao” gjatë prezantimit te ekipi. Kohët e fundit jemi kthyer nga triumfi i bukur italian në Europian: Është për të ardhur keq që të prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës që nuk duhet të ketë kurrë vend në botën e sportit ose diku tjetër”, shkruan Sassoli.
Sjellim në vëmendje që një pjesë e tifozëve të Lazio-s, ultrasit, njihen për pikëpamjet e tyre fashiste, prandaj e kanë pritur keq prezantimin e Hysajt me këngën e njohur të rezistencës partizane.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!