” Nuk di të bëjë asgjë”, miku i ngushtë i nxjerr të ‘palarat’ Rita Orës

Të dukesh aq bukur sa Rita Ora kërkon shumë punë dhe kohë, aq sa këngëtarja ka bërë edhe një “gafë” të madhe disa vite më parë. Një nga miqtë e Rita Orës, Nick GrimShaw ka zbuluar se Rita ka humbur natën e ndërrimit të viteve vetëm sepse nuk arriti të bëhej gati në kohë.

Advertisements

Nick rrëfeu se asokohe Rita nuk kishte me vete skuadrën e saj që mund ta ndihmonte me rregullimin e flokëve apo grimin. Grimmy, që ishte pjesë e jurisë së X Factor së bashku me Ritën në vitin 2015-të, tregoi:

“Kur përfundova X Factor një grup me 12 veta shkuam me pushime në Miami dhe erdhi edhe Rita Ora. Në mbrëmjen e Vitit të Ri unë isha si DJ në festë. Rita nuk dukej asgjëkundi dhe erdhi në festë në orën 2 të mëngjesit. Nuk arriti të ishte e pranishme në natën e ndërrimit të viteve dhe tha më pas ‘Më vjen keq. M’u desh shumë kohë të bëhesha gati’”.

Advertisements

Ai ka shtuar se Rita Ora, si shumë personazhe të tjerë të famshëm nuk di të bëjë asgjë, sepse është mësuar të ketë gjithçka gati nga të tjerët.

“Ishte shumë gallatë të shkoje me pushime me Ritën. Ajo nuk di të bëj asgjë. Duke qenë se është një yll, çdo gjë duhet të bëhet gati nga të tjerët, sepse ajo është shumë e zënë. Nuk është vetëm ajo kështu, të gjithë yjet e popit nuk dinë as s’i të vendosin një ibrik. Duhet t’i shkruajnë dikujt ‘Dua të shkoj për drekë më vonë’, më pas dikush tjetër do telefonojë dikë tjetër”, ka treguar ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGenta Ismajli ‘shòkòn’ fansat, i dashuri i saj i nxjerr një foto ku fansat po pyesnin nëse është ajo(Foto)
Artikulli tjetërJava nis me kthjellime e vranësira! Moti bën kthesën e madhe gjatë fundjavës