Ngjarje e rëndë/ Zjarri bën shkrumb fabrikën e ushqimeve, 52 persona digjen për së gjalli në orarin e punës

Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë ushqimesh në Bangladesh, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 52 persona.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka rënë në një fabrikë të Rupganj, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg kryeqytetit Daka.

Policia thotë se zjarri ka shpërt hyer rreth orës 17:00 të ditës së enjte dhe qindra forca zjarrfikëse janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

Advertisements

“Pasi zjarri të jetë nën kontroll, ne do të kryejmë një operacion kërkimi dhe shpëtimi brenda. Atëherë ne mund të konfirmojmë çdo v ikti më”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Debashish Bardhan.

Rreth 30 njerëz kanë mbetur të lën duar, ndërsa qindra të afërm dhe punëtorë të tjerë presin me ankth për gjetjen e të dashurve të tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUdhëtonte me 189 km/orë në aksin ku u shua familja nga Patosi, policia arreston shoferin
Artikulli tjetër“Nëse s’ndërhyhet do bëhet më keq se në Velipojë”/ Ῥlaṣ ṣheṙṙi në Shëngjin, ḳéṙcénon një prej pronarëve të tokës