Nga zgjatja e orës policore tek mbyllja e vendit, anëtari i Komitetit të Ekspertëve zbulon skenarët në shtator

Eksperti i Shendetit publik si dhe anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli, nuk e përjashtoi mundësinë për zgjatje të orës policore gjatë muajve të vjeshtës, në varësi kjo dhe të situatës në të cilën do të ndodhet vendi.

Advertisements

Në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, Alban Ylli iu bëri apel që qytetarët të vaksinohen.

“Komiteti Ekspertëve përdor informacionin më të mirë shkencor që ekziston për të bërë rekomandimet. S’ka dyshim që varianti delta influencon në vende të botës për rikthimin e një vale të tretë. Kjo u pa në Britani. Edhe SHBA po vijon me të njëjtën linjë. Varianti Delta është duke u shndërruar në variant dominant. Të gjitha mostrat në Gjermani u kthyen me përgjigje që ishin Delta. Ne presim që rastet të rriten gradualisht. Ka faktorë që po na mbrojnë, por ato janë më të pa sigurt. Qipro, Greqi, Azi, duket qartazi që ky variant është shkaktari kryesor i një vale infektime dhe vde kjesh”, tha Ylli.

Advertisements

A keni rivlerësuar rimbyllje të Shqipërisë në shtator?

Alban Ylli: Është diskutuar, është një nga skenarët. Shqipëria ka një strategji, për të përballuar skenarët për të ardhmen. Këto janë refelektuar në një dokument të qeverisë dhe duhet pranuar, që vaksinimi i popullatës është i pamjaftueshëm. Jemi në një stad të avancuar të pandemisë. S’ka vend për panik, por duket qartazi që prirja e rasteve e kemi të pashmangshme një valë tjetër. Ajo do të jetë më e butë, por s’kemi arsye të besojmë që situata do të jetë normale, në kushtet që pandemia është në vitin e dytë të saj. Në vitin 2022 masat do të ndryshojnë. Masat janë në terma afatshkurtër.

Pjesë e kësaj strategjie është edhe rimbyllja në shtator?

Alban Ylli: Ky term po përdoret në sens relativ. S’besoj se do të ketë rimbyllje të plotë. Mund të flitet për masa të pjesshme të distancimit në sektorë të ndryshëm që do të jenë të përkohshme, në kushtet e skenarëve të lidhur me riskun e lartë të infektimit.

Ora policore mund të ndryshojë në shtator?

Alban Ylli: Mund të ndodhë, pse jo, në fragmente të caktuara. Ajo që është e mundur në skenarët më të këqij, ka të bëjë me punët nga shtëpia, mësimin nga shtëpia dhe shmangien e grumbullimeve masive. Ora policore nënkupton efektin në grumbullimet masive.

Ju po insistoni për të folur për një situatë të keqe që është e mundur të ndodhë, por e theksoj që risku në vitin në të cilin jemi, me gjasë s’do të jetë i barabartë me vjeshtën e kaluar. Duke krahasuar këtë risk, është e mundur që disa aktivitete mund të kufizohen, në mënyrë të përkohshme. Me pak gjasë do të ketë mbyllje të plotë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrasja e 13-vjeçarit në Kurbin aksidentale, fëmijët po luanin me armë, nuk e dinin që ishte e mbushur(Detaje)
Artikulli tjetërE rëndë! Humb jetën punëtori shqiptar në Itali